Syla-Qeverisë Kurti: Grahni punës, leni kopallat

Gazetari Valon Syla, ka thënë se opozita do të duhej t’i ndihmonte qeverisë  nëse kjo e fundit nuk do t’i kishte numrat dhe nëse interesi nacional e kërkon një gjë të tillë porse qeveria i ka 2/3 e parlamentit. Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr…

Lajme

20/10/2022 11:33

Gazetari Valon Syla, ka thënë se opozita do të duhej t’i ndihmonte qeverisë  nëse kjo e fundit nuk do t’i kishte numrat dhe nëse interesi nacional e kërkon një gjë të tillë porse qeveria i ka 2/3 e parlamentit.

Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, që të punojë duke shtuar, siç ka thënë Syla “Leni kopallat”, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i kërkonte 51%, nganjëherë edhe 60% nëpërmes Bislla Bislimit në zgjedhje për me i kry punët vet.

Opozita kish pas kuptim me e ndihmu nëse si ka numrat Qeveria Kurti2, nëse interesi nacional pernime e kerkon një gjë të tillë. Por këtu kemi të bëjmë me 2/3 e parlamentit, që i ka koalicioni qeverisës Kurti2. Apo 65% e votës shqiptare të vendit.

Pra, hajde grahni punës. Leni kopallat.

Edhe marone naj video qitash… /Lajmi.net/