Syla për deklaratën e presidentes: Shumë pak na intereson, ajo asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj

Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, ka komentuar mbështetjen e Presidentes Vjosa Osmani për protestën e nesërme, duke thënë se qëndrimi i Presidencës “shumë pak na intereson”. Sipas tij, presidentja asnjëherë nuk ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale. “Ftesa ka qenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, qëndrimi i…

Lajme

06/08/2025 12:19

Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, ka komentuar mbështetjen e Presidentes Vjosa Osmani për protestën e nesërme, duke thënë se qëndrimi i Presidencës “shumë pak na intereson”.

Sipas tij, presidentja asnjëherë nuk ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale.

“Ftesa ka qenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, qëndrimi i Presidencës, me thënë të drejtën, shumë pak na intereson. Presidentja asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale. Ajo asnjëherë nuk na ka kontaktuar e as vizituar; është tepër e parëndësishme se çka ka thënë presidentja”, deklaroi ai.