Syla për Bogujevcin: Pa e përmend askush u rras në debat të tragjedive para 25 vjetëve për të përfituar politikisht
Analisti i njohur, Valon Syla ka kritikuar deputetën e VV-së, Saranda Bogujevci për përfshirjen e saj në debatin e fundit kundër gazetarëve. Syla tha se ajo tentoi të shfrytëzoj tragjedinë e para 25 vjetëve për të përfituar politikisht, shkruan lajmi.net “Marre ju koftë. Unë po skuqna për ju.”, ka shkruar ndër të tjera Syla. Postimi…

Lajme
Analisti i njohur, Valon Syla ka kritikuar deputetën e VV-së, Saranda Bogujevci për përfshirjen e saj në debatin e fundit kundër gazetarëve.
Syla tha se ajo tentoi të shfrytëzoj tragjedinë e para 25 vjetëve për të përfituar politikisht, shkruan lajmi.net
“Marre ju koftë. Unë po skuqna për ju.”, ka shkruar ndër të tjera Syla.
Postimi i plotë:
‘Heronia’ të kompenzuara nga Serbia, bashkohuni. Natyrisht, që se ndajnë ajrin me ne.
Pa e permend askush u rras në debat të tragjedive para 25 vjetëve per të përfituar politikisht, në mënyre të pandershme e qyqare, dhe tash i kthehet kundër.
Një popull apo Parti Politike që i shanë çlirimtarët e vet, dhe këtu përpos UÇK’së e ofendojnë edhe e shajnë edhe NATO’në, ai popull eshtë i destinuar për deshtim dhe shuarje.
Ju thjeshtë jeni viktima të rrenave mas pari që nuk njihni as vlera as meritë. Vec perfitim, zhvleftësim dhe kompenzim.
Marre ju koftë. Unë po skuqna pë ju.
Neser a do të luftoj dikush nga pasardhësit tanë kosovarë në mbrotje të një populli i cili i ngritë tragjeditë dhe viktimat dhe i ulë e shpërdhosë çlitimtarët e vet.
Keni lujtë moralisht e mendërisht nga verbëria e urrejtjes për pushtet qe se meritoni dhe komplekset që spo mund ti kaperceni… sepse sa here e kujtoni luftën ju kujtohet cfare qyqare keni qenë.
Edhe unë dhe familja ime ishte viktimë, por ne ja japim hakun rezistencës së armatosur, NATO’së, heronjëve, martirëve, dëshmorëve, invalidëve dhe viktimave të luftës… secilit me meritë që i takon.
Lavdi./lajmi.net/