Syla: Këshilltarët e Kurtit bashkë me miq të Vuk Hamoviçit tugjarë të strujës, runu e tokëzonu
Gazetari kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas lajmeve për aplikimin e kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës. Syla tha se tashmë vartësit e Kurtit i kanë hyrë biznesit të rrymës dhe se janë bërë ‘tuxharë të strujës’. “Albin Mafia, me dy alltia. Njonën me ujë,…

Lajme
Gazetari kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas lajmeve për aplikimin e kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës.
Syla tha se tashmë vartësit e Kurtit i kanë hyrë biznesit të rrymës dhe se janë bërë ‘tuxharë të strujës’.
“Albin Mafia, me dy alltia. Njonën me ujë, tjetrën me strujë. Tash edhe këshilltarët (Luan Dalipi) bashkë me miq të Vuk Hamovićit tugjarë të strujës. Runu e tokëzonu”, tha Syla në Facebook.
Luan Dalipi e konfirmoi vetë se vëllai i tij, me kompaninë ku edhe Luani është bashkëthemelues, ka aplikuar për licencë që të furnizojë bizneset me rrymë. Ky aplikim vjen pak ditë para se bizneset kosovare të dalin në treg të hapur të energjisë, ku do të detyrohen të blejnë rrymën shumë më shtrenjtë se sot.
Dalipi tha vëllai ka vendosur ta provojë fatin në këtë biznes dhe s’e bëri fort të madhe faktin që ka aplikuar për licencë.
Kjo nuk është hera e parë që në Qeverinë Kurti raportohet për skandale me energji elektrike, duke filluar prej ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni e deri te ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Të dy janë mbrojtur në mënyrë fanatike nga Kurti dhe VV-ja.