Syla: Albin Kurti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, nuk erdhi t’i nderojë Jasharët

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi i njëjti po qëndron për vizitë në Shqipëri ku po bën fushatë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

05/03/2021 18:04

Syla tha se i njëjti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, ndërsa mungoi në Drenicë në respektim të Jasharëve dhe Epopesë së UÇK-së.

Ky është postimi i tij: 

Albin Kurti i mori mbi 49% të votave të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti. Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës.
Bisedimet që e zgjidhin problemin me Serbinë në vend të 4 si prioritet. Ndërsa, mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, pra simbolit të rezistencës së Luftës Çlitimtare. Gjithçka e qartë. Bravo.
#albanologji #demagogji. /Lajmi.net/