Sveçla: Zyra tatimore e Serbisë në veri funksiononte ilegalisht, kryente haraç nga grupet kriminale të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të zhvilluar në veri të Mitrovicës që rezultoi me mbylljen e zyrës së Agjencisë Tatimore të Serbisë që funksiononte ilegalisht. Sveçla tha se aktiviteti i kësaj agjencie do të hetohet nga të gjitha mekanizmat institucional, si dhe do të vazhdohet…

Lajme

08/01/2025 11:52

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të zhvilluar në veri të Mitrovicës që rezultoi me mbylljen e zyrës së Agjencisë Tatimore të Serbisë që funksiononte ilegalisht.

Sveçla tha se aktiviteti i kësaj agjencie do të hetohet nga të gjitha mekanizmat institucional, si dhe do të vazhdohet luftimi i çdo paralelizmi kriminal i Serbisë përballë institucioneve të Kosovës.

“Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”,deklaroi Svecla./Lajmi.net/