Sveçla vlerëson lartë punën e vajzave dhe grave në Policinë e Kosovës: Krenarë për shërbimin tuaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur mirënjohjen e tij për vajzat dhe gratë që shërbejnë në uniformën e Policisë së Kosovës. Sveçla theksoi se kontributi i tyre është i çmuar në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe kufijve të vendit. Sveçla vlerësoi rolin e 1,247 grave dhe vajzave që shërbejnë në Policinë e…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur mirënjohjen e tij për vajzat dhe gratë që shërbejnë në uniformën e Policisë së Kosovës.
Sveçla theksoi se kontributi i tyre është i çmuar në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe kufijve të vendit.
Sveçla vlerësoi rolin e 1,247 grave dhe vajzave që shërbejnë në Policinë e Kosovës, përfshirë 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15 kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 251 police të reja. Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në njësitë speciale dhe patrullat kufitare.
“Ju jeni shembulli më emblematik se si vajzat dhe gratë e kryejnë detyrën për atdheun. Ju jeni ura që lidh besimin dhe sigurinë mes policisë dhe qytetarëve,” deklaroi Sveçla.
“Dua të zotohem publikisht që do të mbështes me çdo kapacitet që më jep ligji policet tona. Gjej rastin të ftoj vajzat që t’i bashkohen radhëve të Policisë”, thuhet tutje në postiminin e Sveçlës.
Ja postimi i plotë:
Deklaratat e tij erdhën në kuadër të shpalljes së vitit 2025 si “Viti i Grave” nga kryeministri, Albin Kurti./Lajmi.net/