Sveçla uron 248 vjetorin e pavarsisë së SHBA-së: Sot edhe Kosova feston si një aleatë i përhershëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre. Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot festojmë si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin…

Lajme

04/07/2024 09:33

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot festojmë si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi. Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë. Urime 4 korrikun“, ka shkruar ministri. /Lajmi.net/