Sveçla tregon arsyet e arrestimit të anëtarit të mediumit serb
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga mediumi serb Kosovo Online. Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga mediumi serb Kosovo Online.
Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit terrorist.
“Sa i përket pjesëtarit të Kosovo Online, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.