Sveçla thotë se nuk bëjnë kompromis për kryeparlamentarin: I takon Vetëvendosjes
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Vetëvendosje nuk bën kompromis për emrin e Kryetarit të Kuvendit. “Mimoza Kusari është duke dhënë prononcim. Kryetari i Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Jo (nuk do të bëjmë kompromis) – tha ai”, deklaroi ai derisa po dilte nga Kuvendi. Vetëvendosje dështoi edhe sot të…

Lajme
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Vetëvendosje nuk bën kompromis për emrin e Kryetarit të Kuvendit.
“Mimoza Kusari është duke dhënë prononcim. Kryetari i Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Jo (nuk do të bëjmë kompromis) – tha ai”, deklaroi ai derisa po dilte nga Kuvendi.
Vetëvendosje dështoi edhe sot të zgjedhë kryeparlamentarin pasi nuk e hodhi fare në votim duke e ditur se Albulena Haxhiu nuk ka siguruar votat e mjaftueshme.
Kuvendi do të mblidhet sërish të mërkurën për të tentuar edhe një herë konstituimin./Lajmi.net/