U përmend në disa përgjime që lidhen me spiunim, publikohen pamje të Zekirja Qazimit i rrethuar nga shumë qytetarë në odat e Podujevës
Ish-imami që në një video ishte dëgjuar duke thënë se gjaku i jobesimtarëve është pija më e mirë për myslimanët, ka qenë imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, ndërsa u arrestua në vitin 2014. Kur ishte arrestuar, policia kishte njoftuar se ai dyshohej se ishte një ndër frymëzuesit kryesor të xhihadit. Qazimi ishte dënuar…

Lajme
Ish-imami që në një video ishte dëgjuar duke thënë se gjaku i jobesimtarëve është pija më e mirë për myslimanët, ka qenë imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, ndërsa u arrestua në vitin 2014.
Kur ishte arrestuar, policia kishte njoftuar se ai dyshohej se ishte një ndër frymëzuesit kryesor të xhihadit.
Qazimi ishte dënuar për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme dhe akuzohej për dy vepra penale: rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Qazimi u lirua nga burgu pas një dekade të kaluar prapa grilave, në gusht të vitit 2024.
Menjëherë pas lirimit, Qazimi mbajti një fjalim me goxha shumë të pranishëm, ku bënin pjesë edhe disa djem të njohur tashmë për përfshirjen në grupin “Rinia Islame Kaçanik”.
Në një video të publikuar në media javëve të fundit, shihet si Rilind Murati, i arrestuar për rastin e vrasjes së policit Muhamed Lika në Kaçanik, së bashku me ‘vëllezërit’ e tij e dëgjojnë ligjëratën e imamit Zekerija Qazimi. Ligjërata është mbajtur në një fushë më 14 gusht të vitit 2024, menjëherë pas lirimit të tij.
E një tjetër detaj se çfarë u zbulua sot po del të jetë në shërbim të BIA-s, teksa iu përmend emri në një hulumtim të bërë nga “Debat plus”.
Hiç më larg se një javë më parë Qazimi u pa prezent në një prej odave në Podujevë, derisa kjo gjë ka ngjallur reagime të ashpëra kundrejt tij. /Lajmi.net/