Sveçla takon Makovec: Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec me të cilin bisedoi për sigurinë në vend, kërcënimet e Serbisë dhe trajnimin e grupeve atje për sulme të reja në Kosovë. Në këtë takim, në të cilin mori…

Lajme

15/04/2024 21:26

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec me të cilin bisedoi për sigurinë në vend, kërcënimet e Serbisë dhe trajnimin e grupeve atje për sulme të reja në Kosovë.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në Kosovë Thomas Szunyog, ministri Sveçla përmendi edhe masat ndëshkuese të BE-së, të cilat i ka quajtur të padrejta dhe kërkoi heqjen e menjëhershme të tyre.

“Angazhimi ynë i përditshëm i bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira evropiane është dëshmi e përcaktimit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, familje brenda së cilës duhet të jetë patjetër Republika jonë,” ka shkruar Sveçla në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Zëvendësdrejtori menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec, gjatë ditës është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.