Sveçla takon homologun e tij kroat: U rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlyqera të bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, ku është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, Davor Božinović.   Në këtë takim të dy ministrat kanë diskutuar për situatën e sigurisë në të dy vendet, me theks të veçantë…

Lajme

18/06/2025 11:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, ku është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, Davor Božinović.

 

Në këtë takim të dy ministrat kanë diskutuar për situatën e sigurisë në të dy vendet, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

 

Gjatë këtij takimi, u ri konfirmua se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon.

 

Vizita e ministrit Sveçla në Zagreb, po bëhet në kuadër të Ministerialit të Forumit të Salzburgut, që po mbahet në Kroaci, nën udhëheqjen e Ministrit Božinović. Në këtë Ministerial do të vazhdojnë diskutimet mbi çështje kyçe të sigurisë me rëndësi për rajonin tonë dhe më gjerë.