Sveçla pas vizitës në veri: Punë të zakonshme në orar të punës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është larguar tashmë nga ish-objekti i komunës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. I pyetur nga gazetarët e cila ishte…

Lajme

17/10/2024 15:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është larguar tashmë nga ish-objekti i komunës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

I pyetur nga gazetarët e cila ishte arsyeja e kësaj vizite, ministri u përgjigj shkurt “Punë të zakonshme në orar të punës”.

Bashkë me Sveçlën ishte edhe ministri i Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

 

/Lajmi.net/