Sveçla në Munih përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në Konferencën e Sigurisë sot në Munih ka ngritur shqetësimet e tij mbi sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar për sulme terroriste në Kosovë. Ai tha se aktet terroriste rrezikojnë sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sveçla theksoi…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121739470736.jpg)
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në Konferencën e Sigurisë sot në Munih ka ngritur shqetësimet e tij mbi sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar për sulme terroriste në Kosovë.
Ai tha se aktet terroriste rrezikojnë sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Sveçla theksoi angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.
“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë, në Munih po mbahet Konferenca e Sigurisë, në të cilën ministri Sveçla ishte pjesë e ministerialit të katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë.