Sveçla me ambasadorin e Gjermanisë: Diskutuam për avancimin e projekteve në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë për forcimin e rendit dhe ligjit në vend. Sveçla u takua me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku diskutuan mbi prioritetet e mandatit të ri të Ministrisë së Brendshme dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral. Ai rikonfirmoi përkushtimin për avancimin…

Lajme

02/03/2026 21:15

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë për forcimin e rendit dhe ligjit në vend.

Sveçla u takua me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku diskutuan mbi prioritetet e mandatit të ri të Ministrisë së Brendshme dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ai rikonfirmoi përkushtimin për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm për adresimin e sfidave të përbashkëta.

“Së bashku, institucione tona do të vazhdojnë të japin rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitetit afatgjatë të vendit tonë,” tha Sveçla, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.