Sveçla aktivizohet para zgjedhjeve për diasporën, bisedon me homologen nga Shqipëria dhe ministrin malazez për pritjet në pikat kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një sërë bisedash telefonike me homologët e tij nga rajoni, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mërgatës që po udhëton drejt Kosovës për festat e fundvitit. Pas bisedës me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Sveçla ka kontaktuar edhe Ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, si…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një sërë bisedash telefonike me homologët e tij nga rajoni, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mërgatës që po udhëton drejt Kosovës për festat e fundvitit.
Pas bisedës me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Sveçla ka kontaktuar edhe Ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, si dhe Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović, transmeton lajmi.net.
Fokus i këtyre diskutimeve ishte gjetja e modaliteteve të përbashkëta për të përshpejtuar procedurat e kontrollit në pikat kufitare.
Postimi i plotë:
Pas bisedës me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, zhvillova biseda telefonike edhe me Ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, si dhe me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović, duke kërkuar angazhim të përbashkët për gjetjen e modaliteteve që lehtësojnë dhe përshpejtojnë kalimin kufitar për mërgatën tonë të nisur drejt Kosovës.
I falënderoj sinqerisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që jo vetëm ardhja drejt, por edhe qëndrimi i mërgatës sonë në Kosovë të jetë i këndshëm./lajmi.net/