Suspendohet Zidane?

Zinedine Zidane mund të suspendohet nga puna deri në gjashtë muaj nëse shpallet fajtor për drejtimin e Real Madrid Castillas, në rolin e kryetrajnerit, ndonëse nuk posedon titullin në fjalë.

Sport

18/09/2014 11:52

Komisioni i garës mund të sanksionojë me gjashtë muaj pezullim nga detyra, legjendën Zinedine Zidane, nëse konsideron se francezi, zyrtarisht trajner i dytë i Real Madrid Castilla, nuk mund të ushtrojë detyrën e të parit pasi nuk posedon titullin e trajnerit, ka njoftuar “Marca”.

Organi vendimmarrës i RFEF-s është duke shqyrtuar denoncimin e bërë nga Cenafe (Qendra Kombëtare e Trajnerëve) që ka njoftuar se Zidane vepron si trajner i parë i skuadrës nga liga e tretë spanjolle, ndonëse nuk ka një të drejtë të tillë.

Detyrën së paku zyrtarisht e mban Santiago Sanchez. Nëse shpallet fajtor, Zidane mund të suspendohet deri në gjashtë muaj.