Suspendohet nga puna komandanti policor në Skenderaj që shkoi për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar nga detyra Komandanti i Stacionit Policor të Skenderajt, Muhamet Kajtazi. Kajtazi bashkë me zyrtarë të tjerë policorë, në numër të madh kishin shkuar për ngushëllime tek familja e të vrarit, Faton Hajrzi. Lajmi për pezullimin e tij nga puna është bërë i ditur nga Zyra për…

Lajme

15/08/2024 08:23

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar nga detyra Komandanti i Stacionit Policor të Skenderajt, Muhamet Kajtazi.

Kajtazi bashkë me zyrtarë të tjerë policorë, në numër të madh kishin shkuar për ngushëllime tek familja e të vrarit, Faton Hajrzi.

Lajmi për pezullimin e tij nga puna është bërë i ditur nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

Po ashtu u tha se Policia e Kosovës si një institucion ligjzbatues, vepron në përputhje me autorizimet ligjore dhe rekomandimet e IPK-së.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”.

Komandanti i pezulluar, Kajtazi, bashkë me disa zyrtarë të tjerë policorë shkuan për vizitë të veshur me uniforma policore zyrtare.

IPK kishte rekomanduar pezullimin e tij pas publikimit të fotografive dhe lajmit në media, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë disiplinore dhe sjellje të rëndë diskriminuese.

Duhet përkujtuar që Faton Hajrizi përpos veprave të tjera penale me të cilat ngarkohej ai kishte plagosure dhe disa zyrtarë policorë, kolegë të lartcekurit./lajmi.net/