Suspendohet inspektori i MPB-së, i dyshuar për falsifikim

Faruk Hoti, inspektor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është suspenduar para pak minutash, pas hetimeve që ka kryer Policia dhe Prokuroria e Kosovës. 

Lajme

28/04/2014 18:32

Hoti është suspenduar pas hetimecve për rastin e falsifikimit të diplomës së zyrtarit të lartë të AKI-së, Isuf Lumi,  bëjnë me dije burime të Koha.net.

Dyshohet se Hoti ka qenë personi i cili e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj, për zyrtarin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. 

Isuf Lumi ka qenë zyrtar i lartë për verifikimin e të gjithë personave që janë punësuar në AKI.

Ai gjendet në arrest shtëpiak për 30 ditë.