Supremja shpall pjesërisht të paligjshme rregulloren e Komunës së Prishtinës

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike -l platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, paraqitur kundër të paditurës Komuna e Prishtinës dhe palës e tretë N.P.L., “Prishtina Parking” SH.A., me seli në Prishtinë. Sips njoftimit, Kolegji i Gjykatës Supreme ka shpallur pjesërisht…

Lajme

08/05/2025 12:52

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike -l platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, paraqitur kundër të paditurës Komuna e Prishtinës dhe palës e tretë N.P.L., “Prishtina Parking” SH.A., me seli në Prishtinë.

Sips njoftimit, Kolegji i Gjykatës Supreme ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar pjesërisht nenin 1 të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, vetëm në pjesën që ka të bëjë më mënyrën e pagesës, si dhe nenin 14 dhe 15 të kësaj rregullore. Po ashtu ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe “ka shfuqizuar pjesërisht nenin 8 të kësaj Rregulloreje, vetëm në pjesën që ka të bëjë me parking të vizitorëve, në hapësirat rezidenciale, i cili parkim nga vizitorët nuk mund të jetë më herët se ora 16:00 dhe më vonë se ora 18:00.

“…ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 12 paragrafët 1 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 22 paragrafët 1, 8 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka refuzuar si të pabazuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë së paditëses Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, për tej asaj që është gjykuara në pikat -I-, -II-, III-, -IV- dhe -V-, të dispozitivit të këtij aktgjykimi, më të cilën ka kërkuar që të shfuqizohet në tërësi, Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, sot në orën 13:30, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me rastin e pranimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme mbi padinë për shfuqizimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.