Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, KQZ mund t’i shpallë vendimet përfundimtare
Gjykata Supreme i ka lëshuar rrugë KQZ’së që të shpallë rezultatet përfundimtare. Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP për votimin me postë. Në arsyetim thuhet se kjo ankesë ishtë e pasafatshme. Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20…

Lajme
Gjykata Supreme i ka lëshuar rrugë KQZ’së që të shpallë rezultatet përfundimtare.
Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP për votimin me postë.
Në arsyetim thuhet se kjo ankesë ishtë e pasafatshme.
Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare.
“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi.