“Superylli shqiptar”, mediat zvicerane dhe italiane raportojnë për vdekjen e Shpat Kasapit
Mediat zvicerane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak. “Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”. Aty përmendet karriera e tij dydekadëshe. “Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi…
ShowBiz
Mediat zvicerane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.
“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”.
Aty përmendet karriera e tij dydekadëshe.
“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.

Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.
Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
