Superman kundër Batman në trailerin e ri shpërthyes (VIDEO)
Dy super heronjtë do të përballen me njëri-tjetrin në pamjet e reja të filmit të shumë pritur.
ShowBiz
Bruce Wayne dhe Clark Kent takohen për herë të parë, takim ky që është bërë i mundur nga i keqi Lex Luthor, që luhet nga Jesse Eisenberg.
Batman, kostumin e të cilin për herë të parë e veshë Ben Affleck dhe Henry Cavill që do të përsërisë rolin e Superman bëhen përballë njëri tjetrit derisa e kuptojnë se ata duhet të bashkohen për të mposhtur të keqin, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, traileri na prezanton edhe Wonder Woman ndërsa Batman v Superman: Dawn of Justice do të shfaqet më 25 mars të vitit të ardhshëm./lajmi.net

