‘Superman’ Cristiano Ronaldo

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar pse është futbollisti më i mirë në botë. Reprezentuesi portugez ka shënuar në secilën minutë të një ndeshje të futbollit, pas golit të dytë nga penalltia në minutën e 17’të të ballafaqimit kundër Atletico Madridit të cilën Los Blancos e fituan 2:0 të martën mbrëma dhe u…

Sport

12/02/2014 19:42

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar pse është futbollisti më i mirë në botë.

Reprezentuesi portugez ka shënuar në secilën minutë të një ndeshje të futbollit, pas golit të dytë nga penalltia në minutën e 17’të të ballafaqimit kundër Atletico Madridit të cilën Los Blancos e fituan 2:0 të martën mbrëma dhe u kualifikuan për në finalen e Copa del Rey.

Ronaldo realizoi të dy golat kundër Atleticos, dhe secilin nga pika e bardhë, por ai i dyti ia solli shënimin jubilar.

Kundërshtarët e tij gjithmonë kanë kujdes shtesë ndaj tij kurse duhet të kushtojnë rëndësi në këto statistika: përveç minutave 45 dhe 90 që mund të zgjasin më tepër se 60 sekonda për shkak të minutave shtesë, Ronaldo ka shënuar më së shpeshti (dhjetë herë) në minutën e 23’të të secilës pjesë.