Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje – Drenica pret Gjilanin, Malisheva nikoqire e Ferizajt

Sot nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës. Superliga e Kosovës nis sot xhiron e re, me fillim nga ora 17:00, kur startojnë dy ndeshje, shkruan lajmi.net. Vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj, kur skuadra e Drenicës luan si nikoqire e Gjilanit. Mysafirët vijnë në këtë përballje si liderë aktualë të Superligës, me…

Sport

24/08/2022 10:12

Sot nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës.

Superliga e Kosovës nis sot xhiron e re, me fillim nga ora 17:00, kur startojnë dy ndeshje, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj, kur skuadra e Drenicës luan si nikoqire e Gjilanit. Mysafirët vijnë në këtë përballje si liderë aktualë të Superligës, me dy fitore në dy ndeshjet e para.

Drenica në anën tjetër është në kërkim të pikëve të para këtë edicion, pasi regjistroi dy humbje radhazi.

Ndeshja tjetër që luhet me fillim nga ora 17:00 është ajo mes Malishevës dhe Ferizajt. Ferizaj vjen në këtë përballje me një pikë të fituar në dy ndeshje, derisa Malisheva ka luajtur vetëm një ndeshje, të cilën e ka humbur.

E planifikuar për sot ishte edhe ndeshja mes Trepça 89 dhe Ballkani, por kjo ndeshje është shtyrë, pasi suharekasit luajnë nesër ndeshjen vendimtare në tentimin për t’u kualifikuar në Conference League. /Lajmi.net/