Superliga e Kosovës: Sot përballen rivalët, Prishtina pret Trepçën ’89

Superliga e Kosovës do të ketë sot vetëm një ndeshje në orar. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, Prishtina do të pres sot skuadrën mitrovicase, Trepça ’89, shkruan lajmi.net. Skuadra e Prishtinës vjen në këtë ndeshje nga pozita e katërt, me 21 pikë në 12 ndeshje dhe shihet favorite para ’89-shit që ka 11 pikë…

Sport

02/11/2022 08:20

Superliga e Kosovës do të ketë sot vetëm një ndeshje në orar.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, Prishtina do të pres sot skuadrën mitrovicase, Trepça ’89, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Prishtinës vjen në këtë ndeshje nga pozita e katërt, me 21 pikë në 12 ndeshje dhe shihet favorite para ’89-shit që ka 11 pikë në 12 ndeshje, në pozitën e parafundit.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Biletat për këtë ndeshje mbajnë çmimin 2 euro për sektorin e lindjes kurse 3 euro në sektorin e perëndimit.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 9-të të Superligës së Kosovës. /Lajmi.net/