Superliga e Kosovës: Sot mbyllet xhiroja 21, vëmendja te Gjilani

Sot do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.

Sport

24/02/2022 08:45

Katër skuadra zbresin në fushë në kuadër të Superligës së Kosovës, për t’i dhënë fund xhiros së 21-të të kampionatit, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore shkon në Gjilan, ku skuadra e Ismet Munishit luan kundër Dukagjinit dhe kërkon tri pikët me çdo kusht.

Gjilani ka një lojë në dorë për të barazuar pikët me liderët aktual të ligës, Ballkanin.

Dukagjini në anën tjetër po ashtu lufton për një fitore që i jep gjasa të mbetet në Superligë edhe për sezonin tjetër, ose së paku që e mbanë në garë për barazhin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo e mesit të tabelës, mes Drenicës e Prishtinës.

Drenica vjen nga dy fitore e një barazim, kurse Prishtina nga katër humbje radhazi.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 13:00. /Lajmi.net/