Superliga e Kosovës – sot luhen dy ndeshje
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera. Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Podujevë, në mes Llapit dhe Dritës. Skuadra nga Gjilani kërkon të vazhdojë me formën e lartë dhe të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Llapi. Llapjanët nuk po kalojnë në një edicion të mirë, por mund t`u shkaktojnë…

Sport
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Podujevë, në mes Llapit dhe Dritës.
Skuadra nga Gjilani kërkon të vazhdojë me formën e lartë dhe të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Llapi.
Llapjanët nuk po kalojnë në një edicion të mirë, por mund t`u shkaktojnë probleme liderëve aktual të ligës.
Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo në mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Gjilani pret fitore në këtë takim.
Dy përballjet e përmendura më lartë fillojnë nga ora 13:00.
Sot ishte paraparë që të zhvillohej edhe ndeshja Ballkani – Prishtina, por është shtyrë për një datë të pacaktuar (shkak angazhimit i kampionit në fuqi në garat evropiane)./Lajmi.net/