Superliga e Kosovës: Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve

Superliga e Kosovës sot (e shtunë) ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së tretë.

Sport

26/09/2020 16:51

Derbi i Drenicës po luhet në ‘Rexhep Rexhepi’, ku Drenica po mposht 1:0 Feronikelin, pas pjesës së parë.

Almedin Murati në minutën e 26′, shënoi për epërsinë e Drenicës.

Edhe në ndeshjen tjetër, me epërsi 1:0 ka shkuar në pushim Trepça ’89, që po mposht Llapin, me golin e Arb Manaj./Lajmi.net/