Superliga e Kosovës: Llapi konteston tri pikët në Drenicë, Malisheva luan kundër kampionëve
Sot luhen edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 33 në Superligën e Kosovës në futboll.
Sport
Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot, me vetëm dy ndeshje në orar, shkruan lajmi.net.
Vëmendja shkon te Llapi dhe Drenica, dy skuadrat që kontestojnë tri pikët në arenën e Drenicës.
Llapi i Batatinës kërkon tri pikët për të barazuar Dritën, derisa Drenica lufton për mbijetesë.
Për të njëjtin qëllim sikur Drenica, fitoren kërkon edhe Malisheva, e cila në udhëtim luan kundër kampionëve të këtij edicioni, Ballkanit.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/