Superkompjuteri parashikon fituesin e ardhshëm në Premierligë – Man City apo Liverpool?
Superkompjuteri ka parashikuar sezonin 2019.20 të Premierligës, dhe renditjen përfundimtare në tabelën e kampionatit anglez, pas zbulimit të çifteve për xhirot e këtij edicioni.
Sport
Skuadrat e Premierligës sot kanë mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre për sezonin e ardhshëm.
Liverpool do ta nis kampanjën më 9 gusht, si vendas, kundër skuadrës së Norwich City.
Skuadra e Manchester City në anën tjetër e nis edicionin në udhëtim, kundër skuadrës së West Ham United.
Por, kush mund ta fitojë kampionatin anglez edicionin e ardhshëm? Këtë e ka parashikuar superkompjuteri.
Sipas ‘SportNation.Bet’, kështu pritet të jenë rezultatet, përcjell lajmi.net.
- Manchester City
- Liverpool
- Tottenham
- Chelsea
- Manchester United
- Arsenal
- Wolves
- Newcastle
- Everton
- Leicester City
- West Ham
- Watford
- Southampton
- Crystal Palace
- Bournemouth
- Aston Villa
- Brighton
- Burnley
- Norwich City
- Sheffield United
Pra, sipas parashikimit të Superkompjuterit, Manchester City do të fitojë titullin e tretë radhazi, kurse për Liverpool do të vazhdojë pritja. /Lajmi.net/