Supergoli i Mancinit i mjafton Romës ta mund Juventusin në derbin e javës

Roma e ka fituar derbin e javës së 25-të në elitën e futbollit italian kundër Juventusit. “Giallorossi” arkëtoi pikët e plota falë fitores 1:0 kundër “Zonjës së Vjetër” në stadiumin Olimpico në kryeqendrën italiane, shkruan lajmi.net. Supergoli i Mancinit nga distanca në minutën e 53-të i mjaftoi Romës ta fitonte derbin kundër Juventusit. “Bianconeri” mbeti…

Sport

05/03/2023 22:43

Roma e ka fituar derbin e javës së 25-të në elitën e futbollit italian kundër Juventusit.

“Giallorossi” arkëtoi pikët e plota falë fitores 1:0 kundër “Zonjës së Vjetër” në stadiumin Olimpico në kryeqendrën italiane, shkruan lajmi.net.

Supergoli i Mancinit nga distanca në minutën e 53-të i mjaftoi Romës ta fitonte derbin kundër Juventusit.

“Bianconeri” mbeti me dhjetë futbollistë në fushë në minutën e parë shtesë. Kean u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Pavarësisht se Roma festoi në fund, Juventusi ishte skuadër dukshëm më kërkuese.

Të besuarit e trajnerit Allegri dominuan thuajse në të gjitha aspektet, si në posedim të topit (41%-59%) deri në goditjet drejt portës (2-4).

Roma me këto tri pikë ngritet në pozitën e katërt me 47 pikë. Juventusi zbret në vendin e tetë me 35 pikë./Lajmi.net/