Supergol nga Celina (Video)

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka shënuar një gol me të vërtetë të bukur me fanellën e të rinjve të Manchester Cityt.

Sport

03/03/2015 17:28

Bersant Celina është duke vazhduar të shkëlqejë me fanellën e të rinjve të Manchester Cityt, pasi po tregon një formë të jashtëzakonshme në secilën ndeshje.

Ai ka shënuar një gol shumë të bukur, apo më mirë të themi supergol, në fitoren e fundit kundër skuadrës së Crewes me rezultat 6-1.

Celina e shënoi golin e pestë në këtë takim, ndërsa atë mund ta shihni në minutën e 1:35 të kësaj videoje. Pasi kaloi disa lojtarë të skuadrës kundërshtare, me një goditje mjeshtërore me të djathtën e tij, Celina arrin ta fus topin në rrjetë.

YouTube player