Super-vetura që i ngjan atyre të filmave ‘sci-fi’

14:47 | 19 Shtator 2019

‘Zenvo TSR-S’ po mendohet të jetë vetura me teknologjinë më të avancuar gjer më tani.

Falë dizajnit që posedon, automobili i destinuar për rrugë është mjaft i zhdërvjelltë, transmeton lajmi.net.

Fuqia e prodhimit të veturës, e cila varion nga 700-1,177 kuaj-fuqi, mund të ndryshohet brenda kabinës.

Po ashtu, ‘Zenvo TSR-S’ ofron mundësinë e konfigurimit të kutisë ndërruese së shpejtësive në standarde dhe automatike.

Por, ajo çfarë e bën automjetin me të vërtetë të zhdërvjelltë është ‘spoiler’-i centripetal. Kjo nënkupton se ‘spoiler’-i qëndron në një pozitë centrike, deri në momentin kur vetura iu nënshtrohet kthesave apo kthimeve përmes timonit. Në këto raste, ‘spoiler’-i përthyhet dhe anohet në të njëjtën kohë me veturën.

Ndiqeni videon në vazhdim për t’i parë funksionet në fjalë. /Lajmi.net/