Super goli i Xhemailit mposht Barcelonën
Napoli mposhti Barcelonën me rezultat 1:0 në ndeshje miqësore falë golit nga mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili.

Sport
Goli i Blerim Xhemailit e udhëhoqi Napolin drejt fitores 1:0 ndaj Barcelonës, në ndeshje miqësore.
Gjiganti katalan që luajti pa disa prej yjeve më të mëdhenj përfshirë Lionel Messi, Neymar, Dani Alves e të tjerë, humbi nga skuadra italiane.
Për këtë ‘fajtori’ kryesor ishte Xhemaili që realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 80-të kur me një goditje të fuqishme e befasoi portierin e ri Claudio Bravo, që reagoi mjaft ngathtë.