Super finale, mbyllet pjesa e parë pa gola në Stamboll

Kanë përfunduar 45 minutat e para të super finales mes Manchester Cityt dhe Interit në UEFA Champions League. Rezultati pas pjesës së parë është 0 me 0, në një ndeshje tejet fantastike dhe të analizuar mirë nga dy skuadrat, shkruan Lajmi.net 🚨🚨| CHANCE: MASSIVE chance for Haaland but Onana denies him! pic.twitter.com/bEcUPlqJmO — CentreGoals. (@centregoals)…

Sport

10/06/2023 21:48

Kanë përfunduar 45 minutat e para të super finales mes Manchester Cityt dhe Interit në UEFA Champions League.

Rezultati pas pjesës së parë është 0 me 0, në një ndeshje tejet fantastike dhe të analizuar mirë nga dy skuadrat, shkruan Lajmi.net

Të dy ekipet paten rastet e mira për shënim, por nuk arritën të mposhtnin portierët, Onana dhe Ederson.

Kujtojmë që Manchester City në minutën e 36’të u detyrua të bënte një zëvendësim, pasi nga loja u largua Kevin De Bruyne dhe u inkuadrua Phil Foden.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë./Lajmi.net/