Super Barça

Barcelona shënoi fitoren e dhjetë pas 11 xhirosh në La Ligë. Gjiganti katalan pa problem fitoi në udhëtim te Celta Vigo me rezultat 3-0, në një tjetër ndeshje ku skuadra e trajnerit Gerardo Martino tregoi se nuk është e varur vetëm nga golat e Lionel Messit. Ylli argjentinas nuk ishte në mesin e golashënuesve, e…

Sport

30/10/2013 00:00

Barcelona shënoi fitoren e dhjetë pas 11 xhirosh në La Ligë. Gjiganti katalan pa problem fitoi në udhëtim te Celta Vigo me rezultat 3-0, në një tjetër ndeshje ku skuadra e trajnerit Gerardo Martino tregoi se nuk është e varur vetëm nga golat e Lionel Messit.

Ylli argjentinas nuk ishte në mesin e golashënuesve, e bëri rolin e asistuesit derisa Barcelona e përcolli fitoren në El Clasico kundër Real Madridit të shtunën me një tjetër fitore kundër skuadrës së Celta Vigos, të udhëhequr nga ish mesfushori i gjigantit katalan, Luis Enrique.

Alexis Sanchez e kaloi Barcelonën në epërsi herët në minutën e nëntë, kurse pak pas fillimit të pjesës së dytë portieri Rodriguez Oterino Yoel realizoi autogol për të thelluar avantazhin e mysafirëve.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Cesc Fabregas në minutën e 54-të. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 31 pikësh pas 11 xhirosh.