Supë e ftohtë verore me perime të pjekura
Perfekte për ditët e nxehta!
Lifestyle
PËRBËRËSIT:
00 g domate,
2 speca jeshilë,
1 kokë hudhër (ose disa thelpinj, sipas shijes),
2 karota,
1 qepë,
750 ml lëng pule ose lëng perimesh,
vaj ulliri,
gjalpë (sipas dëshirës)
kripë dhe piper.
PËRGATITJA:
Domatet, specat, karotat e qëruara dhe hudhrën i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta në 180⁰C.
Në një tenxhere kaurdisim qepën me vaj ulliri (mund të shtoni dhe pak gjalpë).
Kur qepa të fillojë të zbutet shtojmë perimet e pjekura të cilat mund t’i coptojmë paraprakisht
Shtojmë lëngun e mishit ose perimeve, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i japim një valë për 5-10 minuta.
E kalojmë masën në blender dhe e shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë. Ju bëftë mirë! /Lajmi.net/