Sulmuesi më i mirë në Itali e komenton në mënyrë të mrekullueshme kalimin e Ronaldos te Juventusi

Cristiano Ronaldo është transferimi më sensacional i kësaj here.

Sport

30/07/2018 17:10

Një nga futbollistët më të mirë që njeh historia, ka vendosur të largohet nga Real Madrid për të kaluar te Juventusi në Serie A.

Ky kalim ka tërhequr vëmendje të madhe, duke e shndërruar kampionatin italian në një nga ligat e preferuara për sezonin e ri.

Transferimi i Ronaldos te Juventus, është komentuar edhe nga golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonin e kaluar, Ciro Immobile.

“Kur dëgjova se ai ka ardhur te Juventusi thash me vete: Falë Zotit unë e fitova sezonin e fundit ‘Këpucën e Artë’, sepse në sezonin tjetër ai do të jetë një konkurrent i tmerrshëm””, ka deklaruar Immobile.

“Ai ka qenë për shumë vite golashënuesi më i mirë në kampionat, dhe jam i sigurt se këtë do ta bëjë sërish, edhe te Juventusi”./Lajmi.net/