Sulmuesi kërkohet nga Real Madrid, e transferon Guardiola

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka identifikuar një përforcim të madh në sulm.

Merkato

02/02/2016 09:56

Manchester City është i gatshëm të rivalizojë Real Madridin në garë për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Pep Guardiola është konfirmuar për menaxher të ardhshëm të “Citizens”.

Dhe, ai është i gatshëm të paguajë 98 milionë euro për blerjen e reprezentuesit polak, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Lewandowski ka pranuar se mund të largohet nga Allianz Arena, gjatë afatit kalimtar të verës.