Sulmuan fizikisht një person, arrestohen dy vëllezër nga Suhareka
Janë arrestuar dy vëllezër nga Suhareka, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima në shenjë revolte ka thyer parafangon e automjetit të dyshuarve. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Rr.…

Lajme
Janë arrestuar dy vëllezër nga Suhareka, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima në shenjë revolte ka thyer parafangon e automjetit të dyshuarve.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.