Sulmoi prindin, arrestohet djali në Gjakovë

Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij. Incidenti ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar,…

Lajme

28/03/2026 09:45

Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij.

Incidenti ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.