Sulmohet Xhelal Sveçla
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është sulmuar në një kafene“Te Qafa” në Prishtinë.
Lajme
Sveçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenes.
Indeksonline ishte i pranishëm në këtë ngjarje ku pa gjithçka çka ndodhi aty.
“Sveçla ndërhyri pasi pa një person teksa rrah një shitës ambulant në kafiteri. Përballë kësaj ngjarje nuk ka mundur të qëndroj indiferent z.Sveçla, andaj reagimi i tij ishte i domosdoshëm”, tregon gazetari.
Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden te kafet e vogla.
Vlen të theksohet se së numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu
Lajmi.net, ka tentuar që të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë ngjarje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.