Sulmohet në Gjakovë ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj
Ndihmëstrajneri i KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, është goditur me një mjet të fortë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Sipas pamjeve, shihet se Gjeqaj pas goditjes u rrëzua për toke. Ende nuk dihen detajet e as gjendja shëndetësore e tij. Pas kësaj ngjarjeje, ndeshja është ndërprerë. Kujtojmë se vetëm…
Sport
Ndihmëstrajneri i KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, është goditur me një mjet të fortë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Sipas pamjeve, shihet se Gjeqaj pas goditjes u rrëzua për toke.
Ende nuk dihen detajet e as gjendja shëndetësore e tij.
Pas kësaj ngjarjeje, ndeshja është ndërprerë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në Prizren u godit basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, nga tifozët e KB Bashkimit.