Sulmohet me armë zjarri një shtetas shqiptar në Morinë
Një shtetas shqiptar është plagosur mëngjesin e të martës në Morinë. Viktima ka deklaruar se sapo kishte kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë persona në të panjohur kanë qëlluar në drejtim të tij, transmeton lajmi.net. Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa rasti mbetet nën hetim.…
Lajme
Një shtetas shqiptar është plagosur mëngjesin e të martës në Morinë.
Viktima ka deklaruar se sapo kishte kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë persona në të panjohur kanë qëlluar në drejtim të tij, transmeton lajmi.net.
Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa rasti mbetet nën hetim.
“Morinë, Gjakovë / 14.01.2025 – 02:30. Viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë në drejtim të tij person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke u qëlluar. Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/