Sulmohet me armë nëna dhe dy djemtë e saj në Haraçinë të Shkupit

Një grua dhe dy djemtë e saj janë plagosur në Haraçinë të Shkupit, pasi janë sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje. 

Lajme

31/08/2014 19:25

(E plotësuar) Edhe pse fillimisht flitej se dy persona kanë mbetur të vrarë gjatë krismave të sotme në fshatin Haraçinë të Shkupit, rezulton se ata për momentin janë të plagosur nga akti tragjik i ndodhur para një marketi në rrugën numër 1 të Haraçinës. 

Me ç’rast nga dy vetura në lëvizje është shtënë ndaj një gruaje me dy djemtë e saj, dhe fatkeqësisht që të tre kanë mbetur të plagosur, duke u transferuar menjëherë në spitalin e Shkupit, shkruajnë mediet, transmeton Almakos.

____________________________________

Vrasje në Haraçinë të Shkupit, të shtëna si në filma 

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Haraçinë të Shkupit. Informacionin e ka konfirmuar edhe policia maqedonase. 

“Ngjarja e hidhur është lajmëruar nga vetë qytetarët e Haraçinës në polici. Ekipet policore janë nisur menjëherë për në vendngjarje, dhe tashmë i mbledhin dëshmitë. Për më tepër informata do të dalim gjatë orëve në vijim”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, shkruajnë mediat në Maqedoni. 

Siç merret vesh jozyrtarisht, ngjarja tragjike ka ndodhur kur dy vetura kanë qenë në lëvizje, dhe personat brenda tyre kanë filluar të shtinë me armë ndaj njëri-tjetrit, me ç’rast njëri ka mbetur i vdekur, kurse tjetri po lufton për jetë. (lajmi.net)