Sulmi terrorist në Turqi, Osmani: Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë

Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Turqi nga ku raportohet të kenë mbetur të vdekur katër persona dhe dy nga sulmuesit. Në lidhje me këtë sulm ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave derisa ka thënë se qëndrojmë afër me aleatët tonë. “Ne qëndrojmë me aleatin tonë,…

Lajme

23/10/2024 20:04

Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Turqi nga ku raportohet të kenë mbetur të vdekur katër persona dhe dy nga sulmuesit.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave derisa ka thënë se qëndrojmë afër me aleatët tonë.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë!”, ka shkruar Osmani në X. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë: