Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij
Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Prishtinë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale. Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dhe në konsultim me…
Lajme
Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Prishtinë.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj.
Rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.