Sulmi te “Sekiraqa”, për shkak të vrasjes së Triumf Rizës
Qëllimi nuk ka qenë të mbyten njerëz, por të prishet objekti i Enver Sekiraqës, ka thënë ish-polici Shpend Qerimi, pjesëmarrës në sulmin ndaj lokalit të Enver Sekiraqës, i cili në procesin gjyqësor është në cilësinë e dëshmitarit.
Lajme
Si raportoi KTV, ai në këtë proces gjyqësor ka treguar se ka qenë i afërt me Bejtullah Mehmetin dhe Luan Qerkinin, po ashtu të akuzuar për këtë sulm.
“Siç kam thanë edhe dje, unë, Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Arbresh Dalipi, Afet Dalloshi dhe Nysret Cena kemi qenë shumë të dëshpëruar e të mllefosur për shkak të vrasjes së dy personave aty, përveç Mehmet Mehmetit dhe Fadil Sadikut”, ka deklaruar Qerimi para gjykatësit. Por, ai ka shtuar se nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë.
Procesi gjyqësor ndaj policëve, të cilët kishin organizuar sulmin ndaj Sekiraqës, do të vazhdojë pas dy javësh. Të akuzuarit kanë deklaruar se kishin organizuar sulmin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kolegut të tyre Triumf Riza.